Bekim Sali: Ende nuk mund t’i heqim të gjitha masat, virusi është mes nesh

by admin
Spread the love




Situata epidemiologjike në vend për momentin  është e qetë, por ende nuk jemi në një nivel shumë të ulët të infektimeve nga kovid-19. Kështu deklaroi ministri i shëndetësisë, Bekim Sali, i cili tha se numri I të hospitalizuarve është në rënie, por numri i të infektuarve të rinj vazhdon të mbetet i lartë dhe kjo situatë nuk lejon zbutjen e  masave për mbrojtje nga pandemia.

“Unë dëshirojë që të lirohemi nga masat dhe ju të mos mbani maska. Megjithatë, situara reale nuk e thotë këtë. Çdo ditë kemi nga 250 deri në 300 raste të reja të të infektuarve, që do të thotë se ende nuk jemi në nivelin që e dëshirojmë. Të infektuarit e rinj janë tregues se virusi është ende mes nesh, ndërsa sipas të dhënave jemi në zonën e gjelbërt por nuk jemi ende për lirimin e të gjitha masave”, ka deklaruar Bekim Sali, ministër i shëndetësisë. /SHENJA/


You may also like