Bekim Qoku porosi partive: Pse nuk keni ngritur padi ndaj Ramiz Merkos?

by admin
Spread the love

Aktivisti politik, Bekim Qoku përmes një postimi në rrjetet sociale ka nënvizuar se partitë politike, përpara se të hedhin kritika e akuza virtuale ndaj Ramiz Merkos dhe BDI-së, të na thonë njëherë se sa padi penale kanë depozituar konkretisht pranë prokurorisë lokale apo republikane.

“Partitë politike, përpara se të hedhin kritika e akuza virtuale ndaj Ramiz Merkos dhe BDI-së, të na thonë njëherë se sa padi penale kanë depozituar konkretisht pranë prokurorisë lokale apo republikane.

Sa di unë, ASH ka bërë vetëm një përpjekje në 2017 të deponojë parregullësi me godinën e Universitetit të Merkos, që nuk u pranua nga prokuroria, por kaq. Asnjë tentativë tjetër, nga asnjë parti tjetër, kurrë. Vetëm llafe, vetëm postime nëpër rrjete sociale”, thekson Qoku./ina

You may also like