Beka: Gjatë tre muajve, në veri janë veç dy ankesa për zyrtarët policorë nga serbët (VIDEO)

by admin
Spread the love

Zëdhënësi i IPK-së, Arbër Beka, ka thënë se në pjesën veriore të vendit, për zyrtarët policorë gjatë 3 muajve janë vetëm dy ankesa.

Sipas tij, njëri rast është rasti i plagosjes ndërsa tjetri tha se është në departamentin e hetimeve.

“Vitin e kaluar IPK-ja ka arrestuar 108 zyrtarë policorë dhe në mesin e tyre edhe disa zyrtarë të tjerë, ku në operacionin “Pika” janë arrestuar edhe dy zyrtarë doganorë”, është shprehur Beka në “Info Magazine” në Shqip.

Tutje, ai tha se shifrat më të mëdha të arrestimit, i referohen operacioneve “Pika” dhe “Pika 2”, ku tha se janë arrestuar 74 zyrtarë policorë me dyshimin për “marrje ryshfeti” dhe “keqpërdorim i detyrës zyrtare”

You may also like