Bejko: Ja si Berisha po mbledh firmat përmes ndërhyrjeve, mendon se partia është pronë private e tij

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Anëtari i Këshillit Kombëtar, Roland Bejko, ka folur për Kuvendin në Partinë Demokratike. Në një intervistë televizive Bejko, u shpreh se në Gjirokastër mbështetësit e Berishës po u kërkojnë delegatëve që të firmosin pjesëmarrjen në Kuvendin Kombëtar të thirrur më 11 dhjetor nga ish-kryeministri.

Ai pohoi, se një pjesë e delegatëve i kanë thënë se ua kanë kërkuar firmat që të mbrojnë doktorin pasi ai është në një moment kritik. Bejko thotë, se Berisha po e trajton PD sikur të ishte një pronë tij, ndërsa foltorja ka sjellë përçarjen e partisë në tre pjesë.

“Në Gjirokastër janë gati gjysmë për gjysmë, edhe pse kanë firmosur për datën 11, por thonë që na e kërkuan, erdhi dhe kryetari deputeti na thanë mos ne prish ta hedhim firmën edhe doktorin duhet ta mbrojmë. Berisha e konsideron partitë pronë private dhe nuk e duron dot që të jetë partia që të marrë një vendim. Berisha ka përjashtuar njerëz nga partia, Hajdarin e hoqi dhe nuk u çuan të bëjnë këto që bën Berisha me partinë. Qëllimi i tij është të marrë PD. 11 dhjetorin e konsideroj një gafë e rëndë e Berishës dhe atyre që e ndjekin, të nesërmen s’ka për të ndodhur asgjë”, tha Bejko.

Ndërkohë, deputeti i PD Belind Këlliçi, u shpreh se Basha është ai që po e trajton partinë si një pronë të tij. Këlliçi nuk e sheh Partinë Demokratike si të përçarë, por sipas tij 99 për qind e demokratëve mbështesin Berishën, ndërsa vetëm 1 për qind Bashën.

“Basha refuzon se në PD ka një krizë dhe për shkak të një vendimi të tij sot ndodhet në një moment krize. Mos të gënjejmë sikur PD është në një moment normal, por është në krizë dhe Basha duhej të vinte i pari dhe të sqaronte arsye pse e mori vendimin, planin sesi do sjell PD në pushtet. Berisha sot. PD e kanë dëmtuar të dy bashkë, Berisha dhe Basha. Të dy e kanë mbajtur të mbyllur. Sot që ne flasim ka një krizë mes dy lidershipeve. Nuk ka çarje, 99 për qind të demokratëve në një anë dhe 1 për qind të demokratëve në anën tjetër”, tha Këlliçi.

You may also like