Bëj gjithçka për gjyshërit e mi, i kam nderuar

by admin
Spread the love

Një kromozom më shumë a një kromozom më pak, nuk të bën aspak njeri më të mirë a njeri më të keq, më pak të talentuar a më shumë të talentuar. Djaloshi shqiptar me sindromën Doën, Gersi Troka ka emocionuar së fundmi të gjithë publikun shqiptar, duke u bërë i pari shqiptar në botë që renditet në 10 notaët më të mirë në botë.

Në një intervistë për RTV Ora, në emisionin ‘Jeto me Orën’, me Ana Kallakun, Gersi ka rrëfyer eksperiencën e tij, teksa në Kampionatin e notit të mbajtur në Portugali së fundmi ai u kualifikua si një ndër dhjetë lojtarët më të mirë të notit.

Gersi emocionoi të gjithë publikun teksa foli i përlotur për mbështetjen e madhe të mamasë dhe gjyshërve që nuk janë më në jetë.

‘Mua më ka mbështetur shumë mami, por me kalimin e kohës mua më ka mbështetur shumë nëna, gjyshi që tani nuk janë dhe për ta unë bëj gjithçka. I kam nderuar ata edhe pse nuk ishin këtu në jetë. Sepse mua më ka mbetur mendja te nëna kur më tha se dua të jem edhe unë në kompeticione ku je dhe ti’ – tha Gersi i përlotur.

Ndërkaq, edhe moderatorja e emisionit foli e përlotur pas rrëfimit të Gersit. ‘Gersi, çfarë energjie që përcjell ti dhe sa frymëzim je për të gjithë ne që të ndjekim dhe kemi shembullin e një djali kaq të ndjeshëm, kaq punëtor dhe me vullnet kaq të madh dhe mbi të gjitha me një zemër që është e mbushur me kaq shumë dashuri. 

Edhe mua më ke prekur, por ke prekur të gjithë publikun që të ndjekin sot që ti flet kështu për nënën dhe për gjyshin tënd dhe për fjalët e tyre që kanë dashur të të shohin në kampionat dhe ti sot ke realizuar atë që ata kanë pasur ëndërr për ty dhe ia ke dalë të triumfosh’ – tha Ana Kallaku në emisionin ‘Jeto me Orën’ në RTV Ora.

You may also like