Behgjet Pacolli në përkrahje të Gëzim Mehmetit, kërkon mos të votohet për inat

by admin
Spread the love

Kandidati i AKR-së për kryetar të
Prishtinës, Gëzim Mehmeti, ka mbajtur takim me banorët e Hajavlisë, raporton
Ekonomia Online.

E në këtë takim i pranishëm ishte
edhe kreu i AKR-së Behgjet Pacolli, derisa ka shpresuar se qytetarët do ta mbështesin
Mehmeti.

Pacolli ka kërkuar se nuk duhet të
votohet për inat, madje ka kritikuar Qeverinë se asnjë metër rrugë nuk është
shtruar.

“Gëzim Mehmeti është një prej
veteranëve të  AKR-së. Unë kam pasur
bashkëpunim shumë të mirë dhe nuk kam parë arsye qe ne të kërkojmë kandidat
tjetër”.

“Nevojat në kryeqytet janë të mëdha
dhe është e pamundur që për atë kohë të shkurtër gjitha gjërat t’i përmbush si
duhet, dhe në këtë situatë Gëzimi ka dhënë shumë nga vetvetja”.

Pacolli ka theksuar se asnjë
kandidat i AKR-së asnjëherë nuk ka pasur probleme me ligjin, derisa ka thënë se
idetë i kanë të bazuar në punën me djersë.

Ndërsa, kandidati për kryetar të
komunës Gëzim Mehmeti, para qytetarëve tha se AKR-ja ka njerëz të veprave e që
e mbajnë fjalën.

Ai ka përmendur edhe disa nga punët
që i ka realizuar në Hajvali, raporton EO.

“Ne jemi njerëz të veprave e
të punës, pa modesti po i ceki disa të arritura gjatë mandatit tonë, dhe kur ti
keni njerëzit e juaj, gjithmonë interesi juaj përfaqësohet dhe në këtë rast ne
kemi ndërtuar 45 rrugë dhe rrugica, nuk është mjaft por në krahasim me mandatin
e kaluar është shumë më shumë. Kemi iniciuar procedurën e ndërtimit të shtëpisë
së kulturës, për ndërtimin e çerdhes”.

Ai ka përmendur edhe plan programin e tij qeverisës, derisa është zotuar se qytetarët mund t’i nxjerrin dokumentet në Hajvali pa pasur nevojë për të ardhur në qytet.

You may also like