Komediani Jimmy Kimmel është përzgjedhur për të katërtën herë me radhë për të udhëhequr ceremoninë e 96-të të ndarjes së çmimeve “Oscar”.
“Gjithmonë kam ëndërruar të udhëhiqja “Oscars” saktësisht katër herë”, ka thënë Kimmel.
Lajm u bë i ditur nga drejtori ekzekutiv i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit, Bill Kramer dhe presidentja, Janet Yang.
“Ne jemi të emocionuar që Jimmy do të kthehet si prezantues dhe Molly si producent ekzekutiv për Oscars. Ata ndajnë dashurinë për filmat dhe angazhimin tonë për të prodhuar një shfaqje dinamike dhe argëtuese për audiencën tonë globale, “thanë në njoftim CEO i Akademisë Bill Kramer dhe presidentja e Akademisë Janet Yang.
Ceremonia e 96-të e çmimeve “Oscar” do të mbahet më 10 mars 2024 dhe do të transmetohet në ABC dhe në mediat transmetuese në mbarë botën.
Ndërkohë Drejtuesi dhe producenti Kimmel e ka prezantuar “Oscar” edhe në vitet 2017 dhe 2018./21Media