Befason Sylvinho: Duhet të jemi në çdo ndeshje me 100 km/h, mjaft më me fitoren në Tiranë

by admin
Spread the love

Në konferencën për shtyp që dha përpara ndeshjes në Torshavn të Ishujve Faroe është shprehur i rezervuar për atë ndeshje pavarësisht se në letër diferencat janë të mëdha.

Pak ditë nga fitorja ndaj Moldavisë ditën e shtunë, përfaqësuesja shqiptare të dielën ka mbërritur në mbrëmje në Ishujt Faroe ku ditën e martë do të zhvillojë ndeshjen e saj të radhës për eliminatore e kampionatit europian Gjermani 2024.

Pas një seance të lehtë stërvitore kuqezinjtë kanë qenë pushim paraditen e së hënës dhe pasdite kanë zhvilluar seancën e tyre të fundit stërvitore për ndeshjen që do të luajnë mbrëmjen e së martës. Trajneri Sylvinho, në konferencën për shtyp që dha përpara ndeshjes në Torshavn të Ishujve Faroe është shprehur i rezervuar për këtë ndeshje pavarësisht se në letër diferencat janë të mëdha.

“Ndeshja sigurisht që është e vështirë pasi e kemi thënë gjithmonë që nuk ka ndeshje të lehta, sa i përket modulit të lojës nuk mund të them nëse do ta ndryshoj apo jo do të mbyllim edhe seancën e fundit dhe më pas do ta vendosim më pas përpara ndeshjes. Ne luajmë për 6 finalet e mbetura dhe për objektivin që ne kemi duhet të jemi me 100 km/h në çdo ndeshje. Kjo ndeshje që do të luajmë të martën është krejt e ndryshme nga ajo me Moldavinë.”

Po a i trembet trajneri Euforisë pas suksesit dhe entuziazmit që solli fitorja e së shtunës në kryeqytet?

“Euforia dhe gëzimi për fitoren e arritur ka mbaruar me kohë, bëmë mirë në atë ndeshje morëm 3 pikët dhe kaq. Ndeshja ndaj ishujve Faroe nuk do të jetë aspak e thjeshtë është një kundërshtar që luan me një skemë klasike 4-4-2 dhe me kombinime të ndryshme të kësaj skeme difensive. Gjithsesi nga sa kemi parë kundërshtari ynë është shumë fizik dhe mund të them se kjo ndeshje është edhe më e vështirë se ndeshja e Tiranës.”


Top Channel

You may also like