Bebe Rexha tregon të pasmet e bujshme në videon e publikuar në Tik Tok – Shqip

by admin
Spread the love

11:49 | 20 Shkurt 2022

Foto: Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.

Ajo ka zgjedhur një resort luksoz në ishullin e Hawaiit, për të kaluar pak kohë jo-produktive larg aktiviteteve të përditshme.

Artistja 31-vjeçare e cila njihet për promovimin e pozitivitetit të trupit të saj, ka publikuar disa imazhe për ndjekësit në rrjetet sociale, duke treguar pa hezitim linjat e trupit.

Në një nga videot e fundit të publikuara në TikTok, ajo mund të shihet me rroba plazhi në trup, teksa vallëzon nën ritmet e këngës latine “Ela Ja Ta Louca” nga Anderson Neiff dhe John Johnis.

Në një moment, artistja e lindur me emrin e vërtetë Bleta Rexha, mund të shihet duke bërë lëvizje provokuese ndërsa vë në pah të pasmet e saj të bujshme.

@beberexhaLololol I tried. Eh Amo o Brazil.♬ Ela Já Tá Louca – Anderson Neiff & John Johnis

Se është pa komplekse, ajo e vërtetoi edhe në disa imazhe të tjera të publikuara në InstaStory.

Interpretuesja e hitit “I’m a mess” tregoi të pasmet para kamerës, e veshur me bikini teksa shijonte një not në ujin e kthjellët të burimeve të ishullit tropikal.

Bebe Rexha ka treguar se pavarësisht kilogramëve të tepërt, ajo nuk ndjehet inferiore, por përkundrazi e promovon me krenari trupin e saj për të rritur ndërgjegjësimin edhe te gratë e tjera.

You may also like