Bebe Rexha puthet në buzë me Luisa Sonza gjatë performancës në festivalin brazilian

by admin
Spread the love

 

 

Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka performuar së fundmi në festivalin e famshëm brazilian, “The Town”.

Ajo kërkoi tre burra dhe më pas tre gra që të kërcenin bashkë me të në skenë. Të gjashtë morën pjesë në një “konkurs” kërcimi për këngën “Hey Mama” me David Guettan.

Një tjetër partneritet me DJ-in e famshëm, “I’m Good (Blue)” e cila u krijua si frymëzim nga megahiti “Blue (Da Ba Dee)”, një super këngë e vitit 1998 nga grupi italian Eiffel 65. Kënga u lëshua dy herë në fund të spektaklit, me këngëtaren e mbështjellë me flamurin brazilian, duke ecur pranë publikut.

Në një moment, Rexhës iu bashkua këngëtarja Luisa Sonza, e cila doli në skenën e festivalit për herë të dytë këtë të diel.

Përveçse këndoi me artisten shqiptare hitin “I Got You”, braziliania bukuroshe në fund të performancës e puthi në buzë Beben. /Botapress.info/

You may also like