Bebe Rexha ndez rrjetin, pozon “nudo” nga dushi

by admin
Spread the love

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha i ka vënë “zjarrin” rrjetit me disa foto provokuese nga dushi. Artistja ka guxuar dhe ka postuar në Instagram disa foto sensuale ku shfaqet nudo në dush. Në foton e parë shihet portreti i saj dhe duart jashtë në dritaren e banjos ndërsa në të dytë ajo shfaqet e fshehur duke treguar vetëm kokën me flokët e lagura. Ajo që shkaktoi më shumë reagime ishte fotoja e tretë dhe e katërt, në të cilën artistja shihet nudo me trupin gjithë shkumë duke i lënë pak vend imagjinatës. “Këtë vit qëllimi im është të hip mbi valët e jetës. Nuk mund të shijosh valët duke qëndruar në breg. Kur futesh në ujë, kurrë nuk e di kur do të vijë vala tjetër, prandaj shumicën e kohës do të jesh duke përdredhur dhe duke pritur. Kur të godet një valë, duhet të mësosh të shijosh valën ndërsa po ndodh, e mos të shqetësohesh për momentin kur ajo do të thyhet ose kur do të vijë vala tjetër. Kur vala thyhet duhet të jesh si uji. Mos e lufto atë. Ndodh që duam të hipim mbi çdo valë të vogël, por mund të humbasim atë më të mirën që vjen më vonë. Dua të mësoj si të kaloj mbi valët e vogla dhe të pres ato të duhurat”, ka shkruar Bebe në postim. Në postimin e saj ka patur me mijëra komente, ku pjesa më e madhe e të cilave shprehin se sa sensuale dhe ‘hot’ duket ajo në këto foto, ndërsa për disa të tjerë ky set fotografik ishte një inspirim për ta.

The post Bebe Rexha ndez rrjetin, pozon “nudo” nga dushi appeared first on NTV.

You may also like