Bebe Rexha ndërpret koncertin për shkak të keqësimit të gjendjes së një fanseje

by admin
Spread the love

Të gjitha mediat ndërkombëtare raportuan për rastin famëkeq të disa jave më parë, kur Bebe Rexha u godit në skenë me një telefon nga një burrë në audiencën e koncertit të saj në New York.

Një tjetër incident ka ndodhur në koncertin e 33-vjeçares.

Tani ajo është detyruar që në një moment të ndërpresë një nga koncertet e saj të fundit, kur një fanse në turmën përpara skenës, filloi të mos ndjehej mirë.

LEXO EDHE KETE

Loredana publikon fotografi të Mozzikut

Fansja mesa duket po kalonte në një atak paniku, gjersa interpretuesja e hitit “I’m A Mess” i ka lutur të gjithë që të mbajnë qetësi, ndërsa ka thënë se nuk do ta vazhdojë interpretimin e saj, deri sa situata e fanses të përmirësohet.

Rexha më pas e ka pyetur fansen nëse dëshiron të dalë jashtë të marr pak ajër, gjersa ka kërkuar nga stafi i saj që t’i sjellin ujë, në mënyrë që fansja ta marrë veten.

You may also like