Beatrix u la në dush me Donaldin, javë më parë e mbështeti për puthjen që bëri Bora brenda BB VIP me të

by admin
Spread the love

Dy javët e para të Big Brother VIP Albania, Bora Zemani surprizoi mikeshën e saj më të mirë, Semi Jaupajn.

Arbana Osmani i dha mundësinë asaj ta takonte edhe ish të dashurin Donald Veshaj, duke qenë se ky i fundit kishte bërë deklarata të forta me fillim, se e do dhe e merr malli për moderatoren.

Natën kur të dy u takuan, publiku u çmend pas tyre, ku edhe shumë figura të njohura pëlqyen historinë e tyre të dashurisë.

E një nga to ishte edhe Beatrix Ramosaj, e cila kohëve të fundit nuk po i ndahet në asnjë sekond Donaldit.

Në foton që Bora kishte publikuar atë natë që u fut në BB VIP, Beatrix kishte shkruar se i ka çmendur edhe komshitë duke bërtitur, nga dashuria që dyshja kishin për njërin tjetrin.

“Më kujtuat se sa bukur është të dashurosh. Me zemër në dorë dje i çmenda komshit duke bërtit. Të dua zemër”, kishte shkruar Beatrix në postimin e Zemanit në Instagram.

Ndërsa, sjellja e saj në BB VIP e tregon shumë të kundërtën duke qenë e afërt me ish – të dashurin e Borës, e që së fundi u lanë në dush së bashku, por çfarë do të komentojnë këtë afrimitet mbetet të shihet në Prime – in e radhës (neser, e marte).

 


You may also like