Beatrix i del për zot vetes dhe i kthehet Balina Bodinakut: Do ndjek rrugë ligjore

by admin
Spread the love

Me një postim në rrjetet sociale, Beatrix Ramosaj ka treguar se ka ardhur koha t’i dalë për zot vetes së saj.

Ajo ka adresuar një shkrim për opinionisten e ‘BBV’, Balina Bodinaku duke pohuar se mund ta ndjekë në rrugë ligjore.

“Ka ardhur koha t’i dal zot vetes sime dhe këtë do bëj. Të hamendësosh për jetën time private me shoqet e tua je e lirë ta bësh kur të duash, por të mundohesh të influencosh mbështetësit e mi me shpifjet e tua nuk ta toleroj. Kështu si ke vepruar ti më vërteton që instiktin e kam pasur të saktë. Sa herë më ke sulmuar brenda shtëpisë BBV e ke pasur personale. Mesa di unë nuk të kam rënë ndonjëherë në qafë, prandaj kjo të jetë hera e fundit që ti shpif për mua ose ndryshe do ndjek rrugë ligjore. Nuk më ul vlerat dot ti”, ka shkruar ajo.

Beatrix ka publikuar disa pamje të mesazheve me Balinën ku duket se kanë ndarë bashkë një bisedë rreth faktit se kjo e fundit ka deklaruar se këngëtarja ka prerë biletat dhe është nisur me pushime./revistawho.com

You may also like