BE-ja kërkon reforma dhe unitet politik – Shqip

by admin
Spread the love

“KËTË VIT RMV-ja TË FOKUSOHET NË REFORMAT”

Për hyrje në BE janë të domosdoshme reformat në interes të qytetarëve! Ky është mesazhi i parë për vitin 2023 i Ambasadorit të BE-së në Shkup, Dejvid Gir. Ai u ka bërë thirrje politikanëve që të jenë të bashkuar.

Derisa dy partitë më të mëdha LSDM dhe VMRO-DPMNE gati për cdo ditë paralajmërojnë “beteja” për vota të deputetëve, të parët për ndryshime kushtetuese ndërsa të dytët për zgjedhje të parakohshme,  Euroambasadori Dejvid Gir potencoi se këtë vit, Maqedonia e Veriut duhet të fokusohet në reformat.

“Mesazhi kryesor janë reformat. Ata përfshijnë më shumë cështje që prekin interesat e qytetarëve, nga sundimi I së drejtës, përmes luftës antikorrupsion e deri te ngritja e standardit jetësor dhe ekonomisë. Ky process do të udhëhiqet nga Qeveria, por duhet të bashkohet i gjithë spektri politik dhe gjithë shoqëria që bashkërisht të punojnë drejt qëllimit – një vend I qetë, demokratik dhe prosperues në BE” – tha Dejvid Gir, ambasador i BE-së në Shkup.

Këto komente Euroambasadori, Dejvid Gir, I bëri gjatë vizitës në Dellçevë, më kuadër të aksionit për dhurimin e pakove ushqimore për 30 familje sociale, në organizim të Delegacionit të BE-së në bashkëpunim me Bankën e ushqimit.

You may also like