BE-ja e shpërbleu Kurtin me takimin në Bruksel – Shqip

by admin
Spread the love

Ish-i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka theksuar se BE-ja e ka shpërblyer kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti me një takim në Bruksel, pasi sipas tij “Kurti ka injoruar kërkesat e tyre”.

Grenell tha për Kosovo Online se politika e administratës së Bidenit për krizën aktuale të serbëve të Kosovës është që të lejojë Bashkimin Evropian të udhëheqë negociatat.

Grenell deklaroi se i dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarazin nuk i ka dënuar veprimet e Kurtit.

“Nëse BE-ja dëshiron të merret seriozisht në çështjet e jashtme, atëherë duhet të nënkuptojë atë që thotë. Nuk duhet të ketë një takim tjetër për të diskutuar çështjet derisa të plotësohen kërkesat e 3 qershorit”, përfundoi Grenell.

You may also like