BDI uron të gjithë besimtarët musliman për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit – Shqip

by admin
Spread the love

Bashkimi Demokratik për Integrim, përmes një komunikate të lëshuar për media ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për fllimin e muajit të Ramazanit.

Urimi i plotë:

Bashkimi Demokratik për Integrim uron të gjithë besimtarët musliman me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit.

Ky muaj i pastrimit shpirtëror, paqes, mëshirës dhe solidaritetit, le t’ju gjejë në shëndet të mirë dhe harmoni të plotë në familjet tuaja.

Të frymëzuar nga madhështia e këtij muaji, le ta kalojmë çdo ditë të këtij muaji duke praktikuar vlerat e larta të besimit, bamirësisë dhe respektit mes vete.

Përkushtimi dhe begatitë që na i sjell muaji i agjërimit qofshin udhërrëfyesi ynë i përjetshëm në shërbim të së mirës së përgjithshme!

Agjërim dhe lutje të pranuara!  /tvklan.mk

You may also like