BDI s’komenton nëse ka negociata me Gruevskin për të siguruar 80 vota

by admin
Spread the love

“Ndikim ndaj deputetëve të VMRO-DPMNE-së mund të kenë vetëm ata ndaj vetes së tyre, pra është jo korrekte të flasim për ndikim ndaj kujtdo. Ata janë njerëz të rritur, të realizuar në jetën e tyre në sfera të ndryshme të veprimit dhe është jo korrekte të flasim se a ndikon dikush ndaj tyre”, tha Timço Mucunski, Nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.

Pavarësisht deklarimeve të opozitës maqedonase, negociatat e mundshme me Gruevskin duket se i kanë krijuar një siguri pushtetit. Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se nuk do të ketë zvarritje për fillimin e ndryshimeve kushtetuese.

“Ndryshimet kushtetuese nuk do të shtyhen. Me formimin e grupit të punës fillon edhe procesi kur më pas nisin edhe procedurat ligjore…vendi ynë nuk do të mbetet peng i karrierës së një njeriu në shtet i cili është i gatshëm të rrezikon edhe anëtarësimin e plotë në BE për të ruajtur karrigen e tij”, u shpreh Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

VMRO DPMNE-ja një mundësi të tillë të Kovaçevskit e vlerëson si folklor politik. Sipas opozitës nëse Qeveria dëshiron ta dijë nëse i ka ose jo numrat për ndryshimet kushtetuese, le ta vendos si pikë të rendit të ditës në Kuvend dhe ta vërteton.

“Pengu më afatgjatë është Dimitar Kovaçevski. Është peng i BDI-së dhe Ali Ahmetit, është partner i krimit. Është peng i të kaluarës së tij partiake. Edhe ne pajtohemi se nuk ka zvarritje të procedurës, por i kërkojmë që t’i vendos menjëherë në rend dite”, tha Naum Stoillkovski, Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Referuar kornizës negociuese, ndryshimet kushtetuese duhet të përfundojnë në muajin nëntor. Kërkesa kryesore është përfshirja e pakicës bullgare në preambulën e Kushtetutës./Alsat.mk

You may also like