BDI: Askush mbi ligjin, të veprohet sipas ligjit për çdo individ

by admin
Spread the love

Pas kapjes së Drin Ahmetit, nipit të Ali Ahmetit me mjete piroteknike nga BDI thonë se qëndrimi i liderit të BDI-së është shumë i qartë, askush nuk është mbi ligjin dhe të veprohet sipas ligjit për cilin do qoftë dhe për këdo që bëhet fjalë.

“Ali Ahmeti e ka qëndrimin e qartë në lidhje me çdo veprim në kundërshtim me ligjin dhe e ka përsëritur në çdo rast që: “Askush mbi ligjin, të veprohet sipas ligjit për çdo individ” thonë nga BDI.

Nga ana tjetër policia konfirmoi se në veturën Range Rover pronë e D.A janë gjetur mjete piroteknike.

“Sot (30.12.2023) në ora 19:50 në rrugën Samuilova në Shkup, zyrtarët policorë kanë ndaluar automjetin e pasagjerëve “Range Rover” me targa regjistrimi shqiptare, i drejtuar nga D.A. (25) nga fshati Zajas-Kërçovë dhe gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur mjete piroteknike. Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit do t’i nënshtrohet kallëzimi përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

MARKETING



You may also like