BBVIP 3/ Rike Roçi ofendon Merin e horoskopit: Ti je fallxhore…

by admin
Spread the love

Për sakrificën që qëndroi majë një vinçi, Rike Roçi-t iu dha detyra nga produksioni për shpërndarjen e biletave të fatit dhe vendosi ajo se cilët prej banorëve do të ngelnin pa biletë.

Ajo la jashtë Merin dhe Ilnisën. Këtë të fundit për shkak të përplasjes që patën pas spektaklit, ku Rike pretendoi se Ilnisa i kishte qeshur në fytyrë plot negativitet dhe Merit sepse tha se ishte më “VIP” se Rikja.

Ndërsa Meri ia ktheu: “po unë jam më vip se ty, jo vetëm ndihem. Kujton se na trembe ti tani? Ti po tregon që kërkon hakmarrje”.

Jashtë në oborr Rikja ka biseduar me banorët dhe ka treguar një histori:”

Ishim në të njëjtin pallat, mora ashensorin. U përballa me Merin dhe më tregoi që do ishte në Big. I thashë edhe unë. Po unë jam më VIP se ty më tha”, tregoi Rikja ndërsa Meri tha se modelja i ishte drejtuar me fjalët: “Kush je ti”.

Rikja e mohoi këtë dhe e akuzoi Merin se po gënjen. Debati degradoi deri aty sa Rikja i kërkoi Merit të betohej e më pas e quajti “fallxhore”.

The post BBVIP 3/ Rike Roçi ofendon Merin e horoskopit: Ti je fallxhore… appeared first on NTV.

You may also like