Bayerni triumfon bindshëm ndaj Darmstadtit, pak minuta për Gjasulën

by admin
Spread the love

Bayerni i Mynihut synon t’ia shtyjë sa më shumë festën e titullit Leverkusenit, teksa këtë të shtunë ka triumfuar me rezultatin 2-5 në transfertën ndaj Darmstadtit të Klaus Gjasulës.

Mesfushori shqiptar e nisi sfidën nga stoli, për t’u aktivizuar vetëm në minutën e 79’, ndërsa Darmstadti e nisi mirë ndeshjen dhe kaloi i pari në avantazh me anë të Skarke në minutën e 28’.

Megjithatë bavarezët shtrinë dominimin e tyre dhe përmbysën gjithçka që në pjesën e parë me anë të Musialës dhe anglezit Harry Kane. Në pjesën e dytë ishte sërish Musiala që shënoi të tretin për Bayernin, para se të asistonte për golin e katërt, të shënuar nga Gnabry.

Por spektakli nuk kishte përfunduar ende, pasi në kohën shtesë u shënuan edhe dy gola të tjerë, nga Thel për Bayernin dhe Vilhelmsson për Darmstadtin, të cilët vulosën shifrat 2-5 të rezultatin final.

Me këtë fitore bavarezët konsolidohen në vendin e dytë të renditjes me 60 pikë, 7 më pak se Leverkusen, që luan vetëm të dielën ndeshjen e vlefshme për javën e 26 të Bundesligës gjermane.

Në sfidat e tjera, Union Berlin mposhti Werder Bremenin me rezultatin 2-1, Mainz trioumfoi ndaj Bochumit 2-0, Augsburgu fitoi 1-3 në trasnfertën ndaj Wolfsburg dhe Heidenheim e M’Gladbach u ndanë në barazim 1-1./ Super Sport


Top Channel

You may also like