Bayerni me fitore të thellë ndaj Wolfsburg, Lewandowski thyen tjetër rekord

by admin
Spread the love

Bayern Munich ka vazhduar me fitoren e radhës në Bundesliga, pasi ka mposhtur me një ‘poker’ skuadrën e Wolfsburgut.

Golat për bavarezët u shënuan nga Muller 7′, Upamecano 57′, Sane 59′ dhe Lewandowski në minutën e 88-të.

Lewandowski gjeti golin në fund të ndeshjes – të cilin e kërkonte që nga minuta e parë, për ta thyer rekordin historik të Muller.

Sulmuesi polak ka thyer rekordin 49-vjeçar të mbajtur nga Gerd Muller për më së shumti gola të realizuara përgjatë një viti kalendarik në Bundesliga, kur shënonte 42 gola në vitin 1972.

Me golin e sotëm të realizuar, Lewandowski tashmë mbyll vitin kalendarik 2021 me 43 gola të realizuara.

Ai në total shënoi golin e tij të 69-të në vitin 2021 për klub dhe kombëtare – në vetëm 59 ndeshje të zhvilluara – duke e barazuar kështu rekordin më të mirë personal të Cristiano Ronaldos i cili kishte realizuar 69 gola në vitin 2013.

You may also like