Bayerni është shumë i fortë për Interin, Napoli shkatërron Liverpoolin! Barcelona me pesë yje

by admin
Spread the love

Bayerni Munich është shumë i fortë për Interin. Bavarezët kanë mposhtur në sfidën e parë të këtij edicioni të Champions League zikaltërit me rezultatin 2-0. Në “Giuseppe Meazza”, ekipi i Julian Nagelsmann dominoi takimin për shumicën e kohës duke realizuar edhe dy gola, me anë të Sane dhe autogolit të Danilo D’Ambrosio.

Napoli është i vetmi ekip italian që arrin të fitojë ndeshjen e parë në Champions League edhe e bënë këtë gjë me shumë stil. Ekipi i Spallettit mposhti me poker Liverpoolin me rezultatin e thellë 4-1. Dy golat e Zielinskit, një i Zambo Anguissa dhe një i Giovanni Simeones i dhanë tre pikë napoletanëve, ndërsa për Liverpoolin goli i nderit erdhi nga Diaz.

Fitore të thellë ka arritur edhe Barcelona që ka mposhtur me rezulutatin 5-1 modestët e Victoria Plzen. Tripleta e Lewandowskit, goli i Kessie dhe ai i Torres i dhanë triumfin katalanasve në “Camp Nou”.

Një gol në frymën e fundit nga Hermoso krijoi idenë se Atletico Madrid do të dilte me pikë të plota nga përballja ndaj Portos. Megjithatë, në minutën e shtatë shtesë, portugezët realizuan me një 11-metërsh duke vendosur paqen në këtë takim. Por sërish ndodhi një gol tjetër në frymën e fundit dhe i dha fitoren Atleticos falë golit të Griezmann në minutën e 11-të shtesë.

Fitore minimale ka arritur Club Brugge ndaj Leverkusen falë golit të Sylla. Me fitore e ka nisur edhe Tottenhami i Antonio Contes që mposhti 2-0 Marseille falë dygolëshit të Richarlison. /oversport.tv

Foto: Inter, Twitter

You may also like