Bayern “harron” Kupën dhe fiton thellë në Berlin, bie sërish Leverkusen

by admin
Spread the love

Bayern harron humbjen turpëruese në Kupën e Gjermanisë dhe rikthehet te fitorja në kampionat, duke mundur me rezultatin 2-5 Union Berlin në transfertë.

Kampionët në fuqi ishin të papërmbajtshëm duke marrë fitoren e tretë radhazi në Bundesliga me goleadë.

I zakonshmi Robert Lewandowski hapi serinë e golave, duke shënuar 2 herë në pak minuta. Pas çerek ore lojë, polaku u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa 8 minuta më vonë shënoi dhe golin e dytë personal.

Sane mendoi për të trefishuar në të 30 duke e bërë gjithçka të vështirë për Union Berlin, pavarësisht se Giesselmann ngushtoi rezultatin pa u mbyllur pjesa e parë.

Coman la shenjë në pjesën e dytë duke shënuar golin e katërt për ekipin e Julian Nagelsmann. Ryerson u bë protagonist vetëm pak sekonda pasi hyri në fushë për vendasit, megjithatë Muller mendoi për të vulosur rezultatin final të kësaj ndeshjeje, duke shënuar dhe goline shtatë të takimit e të pestin për Bayern.

Suksesi i tetë për këtë edicion në kampionat për Bayern, që ka shënuar në Bundelisgë plot 38 gola në vetëm 10 ndeshje, duke mbajtur vendin e parë. Dortmund vijon të jetë në ndjekje të Bayern, me verdhezinjtë që mundën 2-0 Koln, ndërsa Bayer Leverkusen vijon me rezultatet jo të mira, pasi u mund 0-2 nga Wolfsburg.


Top Channel

You may also like