Batuta epike e Massimo Morattit nëse Simeone shënon dhe ndal Milanin

by admin
Spread the love

I intervistuar nga “L’Interista”, ish-presidenti i Interit Massimo Moratti foli për luftën për titull në Serie A. Ai shprehu besimin se të besuarit e Inzaghit mund të fitojnë titullin kampion, ndërsa riktheu në memorie edhe njëherë vitin 2002 ku Interi humbi titullin kampion.

“Tani është momenti për bestytni dhe për të pritur. Le të presim Milanin që të bëjë një hap fals. Unë besoj që nga java e parë e sezonit, njësoj siç beson çdo internist. Sigurisht që edhe kemi treguar karakter se mund t’ia dalim, do të provojmë të fitojmë Scudetton”.

Ndërkohë duke iu rikthyer 5 majit të vitit 2002 ai u shpreh: “Cholito (Giovanni Simeone) mund të shënoi për të mposhtur Milanin? Mund të jetë situata ideale për të mbyllur ciklin dhe për t’u kthyer sërish mik me Cholon e madh. Shpresoj të ndodhë kështu.

Bëj shaka, miqësia me të është dhe do të jetë gjithmonë. Edhe pse disa gjëra të mbeten peng dhe janë të vështira për t’u harruar edhe pas shumë vitesh”, tha ndër të tjera Moratti. /oversport.tv

Foto: Inter, Facebook

You may also like