Batuta e Ermalit për Borën u bë më shumë se serioze, Trixa nuk shkon të takojë Donaldin

by admin
Spread the love

Ermal Mamaqi shkaktoi bujë të madhe me hyrjen në BBV kur tha se do të ftojë Bora Zemanin, në rolin e partneres së Ilir Shaqirit. Lajmi u komentua nga Donaldi i cili sugjeroi që Bora të paguhej mirë teksa qeshi së bashku me të tjerët. Këto komente nuk i ka pritur hiç mirë Beatrix e cila është prekur dhe sonte Arbana njoftoi se Beatrix ka refuzuar që të shkojë në studio. Madje ka refuzuar edhe ftesën për të darkuar me banorët dhe Donaldin. Mundësia e veçantë që dha Vëllai i Madh për ish-banorët mesa duket as nuk i hyn në sy Trixës që ka ngelur e hatërmbetur nga biseda. Donaldi u shpreh sonte se i kuptoi si shaka batutat e Ermalit dhe thjesht i vazhdoi ato. “Aq shumë nuk më intereson, sa nuk më bëri përshtypje. Ishte thjesht batutë pas batute,” tha Donaldi. Ai pranoi se është i mërzitur për vendimin e Beatrix, por ajo e njeh dhe nuk duhet t’i kushtojë rëndësi këtyre gjërave. “Unë nuk jam qofte të iki kur përmendet emri i dikujt”, tha ai më tej.

Beniada nga ana tjetër pranoi se Donaldi ishte i emocionuar për hyrjen e banorëve dhe mezi po e priste Trixën./revistawho.com

You may also like