Baton Haxhiu tradhton Ramën: Deklarata e Berishës, radikalizim, thirrja më e fortë e një politikani në këto muajt e fundit

by admin
Spread the love

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot për gazetarët jashtë parlamentit se, nëse nuk respektohet fjala e lirë, mund të jetë populli që do ta marrë këtë të drejtë.

Për Baton Haxhiun deklarata e sotme e Sali Berishës është më e forta e bërë muajt e fundit nga një politikan shqiptar.

Haxhiu thotë se Berisha po bën thirrje për radikalizim të protestave.

“Zoti Berisha po bën thirrje për radikalizim, për të thirrur popullin të futet në parlament dhe të marrë përsipër fjalën e lirë.

Kjo nuk është vetëm një demonstratë në rrugë, ku hidhen parrullat, kjo është hyrje brenda institucionit dhe hyrja brenda ka përplasjes. Sepse njerëzit që janë thirrur për ta mbyllur institucionin duhet ta mbrojnë, meqë po flasim për Kuvendin që është institucioni më i lartë i vendit.

Nëse po flasim për rregullat, atëherë fajtorin duhet ta gjejë brenda PD-së, nuk është krejt i shumicës parlamentare. Ai është kryetar i opozitës sepse ka shumicën. Ndonjëherë ligji është më shumë se vota e lirë.

Politikisht Sali Berisha është njeriu që udhëheq opozitën, juridikisht është Alibeaj që njihet nga Kuvendi”, tha Haxhiu.

You may also like