Baton Haxhiu jep mesazhin e fortë: Sot Berisha paralajmëroi krijimin e një partie të re

by admin
Spread the love

Në takimin e sotëm, analisti Baton Haxhiu tha se Sali Berisha paralajmëroi krijimin e një partie të re politike. Ai u shpreh se me fjalimin e sotëm që ish-kryeministri mbajti në Tiranë, PD u nda në dysh.

“Sot Partia Demokratike u nda në dysh dhe u paralajmërua një parti e re”, u shpreh ai.

Analisti tha se retorika e Sali Berishës gjatë fjalimeve të tij nuk ka pasur ndonjë përmbajtje domethënëse, mirëpo turet që ka bërë nëpër qytete kanë ndikuar që të mobilizohen sa më shumë njerëz.

“Firmat kanë krijuar formën, forma turmën dhe turma partinë e re politike”, u shpreh Baton Haxhiu për Euro News Albania.

You may also like