Baton Haxhiu del me paralajmërimin e frikshëm: Berisha është politikan agresiv

by admin
Spread the love

Gazetari Baton Haxhiu ka komentuar mbrëmjen e djeshme situatën politike në Shqipëri, pasi Lulzim Basha dha dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike.

Haxhiu paralajmëroi se ish-kryeministri Sali Berisha mund të provojë të rrëzojë Edi Ramën nga pushteti, duke shfrytëzuar krizën e thellë ekonomike që na nisur në gjithë botën. Jo vetëm kaq, por sipas Haxhiut nëse Berisha vjen në krye të PD-së, dhuna dhe molotovët do pushtojnë rrugët e Shqipërisë.

Komenti i Haxhiut:

“Qëllimi i Berishës është të mbetet negociues se ai e di që zgjedhjet nuk i fiton dhe pas një viti nëse Berisha hyn në zgjedhjet lokale do i humb, ai e di që duhet të japë dorëheqje dhe këto gjëra ai duhet t’i mendojë mirë.

Por ata të cilët e njohin politikën e Berishës, Berisha është politikan agresiv, është politikan që e merr rrugën për të rrëzuar pushtetin dhe ai e di që në këtë moment kriza europiane dhe botërore është e thellë dhe mund ta përdor për të provuar të rrëzojë pushtetin e Ramës.

Nëse Berisha hynë, atëherë mund të garantoj qysh tash se rrugët e Shqipërisë janë të dhunës ose me molotov”, tha Baton Haxhiu.

You may also like