Batistuta: Titulli i Serie A? Nuk e përjashtoj Juven, Championsi shkon në Angli

by admin
Spread the love

Gabriel Omar Batistuta është padyshim një legjendë e Serie A dhe sidomos e Fiorentinës. Sulmuesi argjentinas u ndal në një intervistë të gjatë për Sky Sport ku komentoi mbi stadiumin e ri të Fiorentinës, si dhe luftën për titullin kampion në Serie A e Champions League.

“Franchi ishte shtëpia ime për dhjetë vjet. Kam kaluar më shumë në dhomat e zhveshjes së Franchi se në shtëpi, nuk do të më pëlqente nëse Fiorentina do të kishte shkuar diku tjetër, kjo zgjidhje më duket e duhura dhe do të mund të vazhdoj të them që shënova në këtë stadium”.

RIKTHIMI I FIORENTINËS NË EUROPË-  “Fiorentina po punon për t’u rikthyer atje. Fiorentina ka qenë gjithmonë një ekip i mirë që ka luftuar për të arritur në kupat e Europës.

Së fundmi ata kanë rifituar identitetin e tyre, por mendoj se ky vit do të jetë pak i vështirë për mënyrën se si po shkon kampionati dhe për skuadrat që ka përballë. Ambiciet janë. Jo gjithmonë rezultatet vijnë menjëherë, por duhet të insistojmë”.

TITULLI KAMPION- “Do të jetë një luftë e bukur, nuk do të përjashtoja asnjë ekip. As Juventusin. Ka kaq shumë pikë në lojë dhe nuk ka ekipe që fitojnë çdo ndeshje. Nuk ka pasur vazhdimësi nga një ekip që të vriste kampionatin”.

CHAMPIONS LEAGUE-  “Për mendimin tim titulli i Champions League përfundon përsëri në Angli. Edhe pse në futboll nuk i dihet kurrë. Skuadrat angleze për momentin janë një hap mbi të tjerat”. /oversport.tv

Foto: gabrielbatistutaok Instagram

You may also like