Bateritë e MCC-s të nevojshme apo inovative, Berisha kërkon mendim shkencor nga Jahja Kokaj

by admin
Spread the love

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës,
Hisen Berisha, e ka pyetur deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj se
“projekti me bateria a është i nevojshëm apo inovativ”, pastaj Berisha u ngritë
në këmbë duke thënë “respekt Kokaj për kontributin tuaj”.

Pastaj reagoi Konjufca, “profesor s’është e
nevojshme që t’iu përgjigjes këtyre pyetjeve”.

“E di që je njohësi më i madh i kësaj fushe në nivel botëror. Na thuaj qartë dhe prerë, projekti i këtyre baterive, a është i nevojshëm apo është inovativ”, pyeti Berisha.

Më pas, vazhdoi shpjegimi shkencor i deputetit
të VV-së, Jahja Kokajt.

“Bateritë janë akumulator, ku akumulohet
energjia e cila është e bazuar në polarizim. Jonet të cilat gjenden mes dy
elektrodave polarizohen dhe kjo është forma e akumulimit të energjisë. Nëse
flasim për inovacionin, prej kur jane zbuluar, bateritë kanë avancuar. Këtë vit
është zbuluar një formë e re e ndërtimit të elektrodës, e atillë që kohëzgjatja
e ruajtjes së energjisë bëhet pothuajse e pakufishme”, tha Kokaj.

E pas diskutimeve të deputetëve Hisen Berisha
dhe Jahja Koka, lidhur me bateritë e MCC-së, Konjufca ndërhyri duke thënë se
kjo është çështje e ndërlikuar, duke bërë që të gjithë deputetët të qeshin.

“Kjo është një çështje e ndërlikuar. Konsideroj
se kjo nuk është çështje minute, kjo është shumë më e gjerë si problematikë
merr orë”, tha Konjufca, duke i bërë deputetët të qeshnin.  

You may also like