Batatina flet për Giresse: Dallon shumë nga ish selektori

by admin
Spread the love

Trajneri i skuadrës së Llapit, Tahir Batatina ka folur në lidhje me trajnerin e ri të Kosovës, francezin Alain Giresse, shkruan Insporti.

I ftuar në emisionin sportiv, VAR në Tëvë1, Batatina tha se ky është selektor i duhur, dhe se ai duhet t’i shikojë CV’të e futbollsitëve,

“Mendoj që këto dy miqësore janë të mirëserdhura për të. Ka kohë të mjaftueshme t’i sheh gjithë lojtarët. Le t’i shoh CV’të e tyre, statistikat, sepse lojtari matet me statistika, me ndeshje, gola e asistime. Nuk duhet të pësojë lojtari që jeton jasht, duhet të ftohet në Kombëtare nëse nuk ka ndeshje të luajtuna në ligën e vet, por duhet të ftohet ndonjë lojtar që luan në një ligë më të ulët si të Kroacisë apo të Sllovenisë, si Mirlind Daku.

“Ka bagazh, mendoj që dallon shumë nga ish selektori, eksperienca e tij është më e madhe. Më pëlqej që ishte një ditë në ndeshjen e Llapit.”

Kosova ndeshjen e parë miqësore të këtij muaji e luan kundër Burkina Fasos, më 24 mars, në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa pesë ditë më vonë do të përballet me Zvicrën, në Cyrih. Stërvitjen e radhës, Dardanët, do ta zhvillojnë nesër në Kampin Nacional në Hajvali, në orën 16:00.

/Insporti.com

You may also like