Bastoni: Një humbje ndaj Napolit do të ishte e papranueshme

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Seria A rifillon në Oversport dhe Tibo menjëherë me një supersfidë. Në 4 janar luhet Inter-Napoli, një ndeshje vendimtare për zikaltërit që duhet të rikuperojnë 11 pikë ndaj skuadrës së Spallettit, që kryeson me meritë kampionatin.

Të njëjtin mendim ka edhe Alessandro Bastoni, që në një intervistë për “Corriere dello Sport” ka folur për rëndësinë e kësaj përballjeje.

“Sigurisht që kjo sfidë është një udhëkryq i madh për kampionatin. Nëse nuk arrijmë që të marrim një rezultat pozitiv do të zhgënjeheshim dhe do të bëhej shumë e vështirë që të rikuperohej diferenca mes skuadrave.

Nuk mund të fshihemi. Jemi të vetëdijshëm për forcën dhe vlerat e kësaj skuadre. Objektivi ynë është që ti shkojmë deri në fund të gjithë kompeticioneve ku marrim pjesë. Prandaj zhgënjimi do të ishte i madh nëse nuk do të merrnim një rezultat pozitiv përballë Napolit”, ka thënë mbrojtësi i Interit. / Oversport.tv

You may also like