Bastisje në Shkup – Gjenden armë dhe municone, arrestohen dy persona – Shqip

by admin
Spread the love

Në një aksion të Njësisë për trafikim të kundërligjshëm dhe Njësisë policore për intervenim, bashkë me Policinë Kriminale në kuadër të MPB-së, është realizuar aksion kundër trafikut me armë, informon KlanM.

“Pas informatave të marra paraprake operative dhe urdhër bastisje nga Gjykata Themelore Penale Shkup për shkak të dyshimit për vepër penale nga neni 396 dhe neni 215 të Kodit Penal, ka bastisur shtëpinë e G.B. (37), shtetas i Kosovës me vendbanim në fshatin Kondovë të Shkupit dhe me ortakun e tij A.Gj. (34) në Shkup”, thonë nga MPB.

Gjatë kontrollit janë gjetur tre granata dore, një raketë dore – zolja, një pistoletë, një pjesë pistolete, katër korniza nga një pushkë automatike, 164 fishekë të kalibrit të ndryshëm dhe gjashtë gëzhoja gjuetie, përcjell KlanM.

Dy personat e arrestuar, 37 vjeçari G.B dhe 34 vjeçari A.Gj janë ndaluar në stacionin policor dhe në konsultim me prokurorin publik, pas dokumentimit të rastit, sipas procedurës së shpejtë ndaj tyre do të bëhet kallëzim penal./KlanMacedonia

You may also like