Bastisje në Shkup, arrestohen persona për vjedhje të rrymës elektrike

by admin
Spread the love

Sot (07.11.2021) nëpunës policorë të Njësisë për Çështje Kriminalistike Kisella Vodë, në bazë të urdhërit gjyqësor kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe në ambientet tjera në disa lokacione në Shkup, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se është kryer vepra penale “vjedhje e rëndë”.
Bastisje është kryer në rr. “Rillski Kongres” në shtëpinë e S.T. (67) dhe në rr. “Aleksandar Bujunov” në dy shtëpi pronë e M.Z. (63). Gjatë bastisjes është gjetur pistoletë dhe pajsje të ndryshme për gërmimin e kriptovalutave me të cilat është kryer vjedhje e energjisë elektrike, dhe kjo është konfirmuar nga përfaqësues të EVN-së.
Në konsultim me Prokuror Publik pajisjet janë sekuestruar kurse personat janë arrestuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

You may also like