Bastisje në Radovish, gjendet drogë, arrestohen dy persona

by admin
Spread the love

Nëpunës policorë të Seksionit për Trafikim të Paligjshëm të Drogave dhe Armëve në SPB Radovish kanë privuar personin R.A. (38) nga Radovishi, pasi gjatë kontrollit i është gjetur marihuanë.

Siç informojnë nga MPB-ja, personi është ndaluar në Stacionin Policor të Radovishit dhe në bisedë zyrtare me të ka deklaruar se marihuanën e ka marrë nga N.B. (32) nga Radovishi.

“Në bazë të vendimit të gjykatës, nëpunësit policorë nga NJPB Radovish kanë kryer kontroll në shtëpinë e N.B., gjatë të cilit janë gjetur marihuanë, peshore digjitale, si dhe sende me mbetje të lëndës pluhur të bardhë. Personi N.B. është privuar nga liria dhe është mbajtur në Stacionin Policor të Radovishit”, njoftoi MPB-ja.

Për ngjarjet është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Radovish dhe pas dokumentimit të tyre do të ngrihet kallëzim përkatës.

The post Bastisje në Radovish, gjendet drogë, arrestohen dy persona appeared first on TV-SHENJA.

You may also like