Bastisje në Kumanovë, gjendet drogë dhe sasi më e madhe e të hollave

by admin
Spread the love

Nga MPB kanë njoftuar se gjatë një aksioni policor të ndodhur të shtunën në Kumanovë janë arrestuar tre persona nga ky qytet.
“Nëpunës policorë të Departamentit të Policisë Kriminalistike pranë SPB Kumanovë i kanë privuar nga liria B.P.(29), G М.(42) dhe М.К.(24), të gjithë nga Kumanova. Gjatë bastisjeve në më shumë lokacione në qytet, në shtëpi dhe në hapësira tjera të cilat ata i kanë shfrytëzuar, të kryera me urdhër gjyqësor, tek ata është gjetur heroinë, amfetaminë, tableta ekstazë, të holla në shumë prej 28.000 euro në valuta të ndryshme, marrëveshje noteriale dhe sende tjera në lidhje me vepra të ndryshme penale”, thonë nga MPB.

The post Bastisje në Kumanovë, gjendet drogë dhe sasi më e madhe e të hollave appeared first on Shqip.

You may also like