Basti i Szczesnyt te penalltia: I kam borxh Messit 100 euro

by admin
Spread the love

Argjentina mposhti Poloninë në sfidën e tretë të grupit C, por në fund festuan të dy ekipet pasi u kualifikuan për fazën tjetër. Në pjesën e parë Wojciech Szczesny arriti të priste një penallti ndaj Messit duke zbuluar gjithashtu edhe një fakt interesant për këtë ngjarje.

Portieri polak tregoi për televizionin norvegjez TV2 se ai vendosi një bast me Messin për sa i përket penalltisë. “Folëm përpara penalltisë, dhe vendosa 100 euro bast me të se gjyqtari nuk ta akordonte 11-metërshin. Megjithatë, penalltia u dha dhe unë humba bastin kundër Messit”, tha fillimisht Szczesny.

Më pas gardiani i portës së Juventusit shpjegon: “Nuk e di nëse është diçka legale në Botëror, dhe me shumë gjasa mund të ndëshkohem për këtë gjë. Megjithatë, nuk më intereson. Gjithashtu nuk do ta paguaj bastin sepse atij nuk i interesojnë 100 euro.” /oversport.tv

Foto: FIFA World Cup, Twitter

You may also like