Basketbollisti amerikan pranon vrasjen e mjekes së re në komplotin makabër me të dashurën

by admin
Spread the love

Një ish-basketbollist profesionit në SHBA ka pranuar dje se ka mbytur me një kavo kompjuteri një asistente mjeksore në Washington të cilën e kishte joshur si pjesë e një plani djallëzor me të dashurën e tij, tha policia.

27 vjeçari Chance Comanche, pranoi se po ndihmonte të dashurën e tij Sakari Harnden, 19 vjeçe, për vrasjen makabre të 23 vjeçares Marayna Rodgers më 6 dhjetor, tha policia e Las Vegas, sipas rrjetit vendas KCRA.

Comanche ka luajtur për skuadrën e basketbollit Stockton Kings, dhe me Sacramento Kings,

Viktima Rodgers, një 23-nga Lakewood, Washington, ishte joshur nga Comanche të vinte në Los Angeles për aktivitete të natyrës seksuale.

Po atë natë Harnden kërkoi ndihmën e ish-të dashurit të saj pas raportimeve për një konflikt që kishte me Rodgers, shkruan rrjeti NYorkPost.

Dokumentet e gjyqit thonë se Harnden e Rodgers, kishin punuar të dyja si prostituta në Las Vegas dhe besohet se ishin konfliktuar për një orë Rolex që Harnden pretendonte se ishte e saj.

Harnden e Rodgers ishin përleshur fizikisht më 4 dhjetor për një tjetër konflikt.

Comanche ishte njohur me Harnden në një aplikacion njohjesh të reja, por ishin ndarë pas disa muajsh shoqërimi.

Rodgers ishte joshur më pas të takohej me Comanche i cili i premtonte një takim me një burrë të pasur, në një vendndodhje të pacaktuar.

Sipas raportimeve Rodgers kishte pranuar gjithashtu t’i lidhnin duar në dhomën e hotelit si pjesë e lojës me klientin e pasur, kur dhe Comanche sipas planit të së dashurës, e kishte mbytur me kordën e kompjuterit.

Vrasësit e akuzuar më pas thyen celularin e Rodgers dhe u kthyen në hotelin e skuadrës së basketbollit.

Comanche e Harnden kishin kontaktuar pas vrasjes në komunikime të përgjuara nga zyrtarët, ku mes të tjerave sportisti mësonte Harnden si të fliste e qetë para policisë.

Harnden u arrestua më 13 dhjetor për pengmarrje, dhe vjedhje të orës Rolex rreth $5,000 ndërsa të hënën gjykata e Las Vegas akuzoi të dy Comanche e Harnden për vrasje dhe bashkëpunim në vrasje të viktimës.

Gjyqi vazhdon.


Top Channel

You may also like