Basketboll femra/ Humbja e pestë radhazi, Shqipëria turpërohet në Slloveni

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Tjetër humbje turpëruese për kombëtaren kuqezi të femrave në basketboll.

Kombëtarja e Shqipërisë pësoi një disfatë të thellë në eliminatoret e kampionatit të Europianit, e pesta radhazi. Vajzat kuqezi u mundën 124-52 nga Sllovenia në ndeshjen që u zhvillua në Ljubjanë, e vlefshme për Eurobasket Women 2023.

Një përballje pa histori, me vendaset që fituan periodën e parë me rezultatin 30-19, për të vijuar me rezultatin 33-7 në periodën e dytë. Edhe në periodën e tretë muzika ishte e njëjtë, me vajzat sllovene që fituan me rezultatin 27-9. Vendaset fituan edhe periodën e katërt 34-17.

Shqipëria ndodhet në Grupin D bashkë me Turqinë, Slloveninë e Poloninë. Kombëtarja renditet e fundit me pesë humbje në po kaq takime të luajtura. Dy shënueset më të mira për Shqipërisë ishin Bernarda Rreshpja me 14 pikë dhe Enisa Qosja me nga 13 pikë.

Një paraqitje jashtë prishmërive për skuadrën kuqezi, që e pati të pamundur për të rivalizuar në këto kualifikuese. Skuadra e drejtuar nga Mirza Alibegaj, do të luajë më 12 shkurt ndeshjen e fundit në grup, atë ndaj Turqisë, në Durrës.


Top Channel

You may also like