Bashkëshortja e trajnerit ndërron jetë, lojtarët refuzojnë të luajnë për të shkuar në funeral

by admin
Spread the love

Një leksion jete mund të konsiderohet ai që vjen nga Franca, aty ku skuadra e Caen në Ligue 2 refuzoi të zbresë në fushë për ndeshjen e së shtunës ndaj Sochaux për arsye se bashkëshortja e trajnerit Stéphane Moulin, ndërroi jetë.

Varrimi do të kryhet të shtunën (ditën e ndeshjes) teksa lojtarët të gjithë së bashku morën vendimin për të qëndruar pranë teknikut të tyre dhe të jenë të pranishëm në funeral duke “braktisur” fushën e lojës.

Klubi i Caen kontaktoi menjëherë me Federatën franceze si dhe me rrjetin e “Bein Sports” që ishin dakord që ndeshja të shtyhej. Por, ata që dolën kundër dhe në mënyrë të pakuptimtë ishte klubi i Sochaux që u justifikuan me faktin se ndeshja duhej luajtur për arsye sigurie. Megjithatë, ky regim shkaktoi irritimin e klubit të Caen dhe më saktë presidentin Pierre-Antoine Capton.

“Një sjellje patetike, futbolli është një lojë skuadre dhe skuadrat në brendësi janë si një familje. Por, për fat të keq, duket se dikush e ka harruar këtë” ishin fjalët e Pierre-Antoine Capton. Gjithsesi, më vonë, edhe te Sochaux reflektuan dhe pranuan shtyrjen e sfidës e cila është përcaktuar të zhvillohet më datë 20 janar në orën 18:30.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like