Bashkëshortja e Açerbit si Bonuçi: Tani shpëlani gojën përpara se të flisni

by admin
Spread the love

E ashpër ka qenë në reagimin e saj në rrjetet sociale bashkëshortja e Françesko Açerbit, Klaudia Sharp. Sigurisht që këto ditë nuk kanë qenë shumë të qeta edhe për familjen e lojtarit të Interit.

Shumë mesazhe për të dhe kërcënime për fëmijët që kanë bërë se reagimi i saj të jetë i tillë. “Gëzuar të gjithëve. Për ata që ofendojnë dhe shajnë familjarët. Për ata që kërcënojnë me jetë fëmijët tanë. Për të gjithë luanët e tastierave që nuk u ndalën kurrë. Për ata që nuk u rreshtën së kërcënuari fëmijët e mi gjatë gjithë këtyre ditëve. Gëzuar. Keni nevojë”, ka shkruar ajo në “Instagram”. Ndërkohë që ka përdorur edhe shprehjen e ish-kapitenit të Juventusit, Leonardo Bonuçi. “Tani duhet të shpëlani gojën përpara se të flisni”, ishte një tjetër deklaratë e saj.

Sigurisht që ky vendim rikthen disi qetësinë në familjen e lojtarit dhe atë të Interit.

PANORAMASPORT.AL

You may also like