Bashkëpunimi mes FSHF e FFK, dy kampionatet mbulim 100% me VAR

by admin
Spread the love

FFK dhe FSHF kanë gjetur gjuhën e përbashkët që të ndihmojnë njëra-tjetrën në tre ndeshjet e fundit të kampionatit, përmes autobusëve të VAR që do t’i japin njëra-tjetrës që të gjitha ndeshjet të zhvillohen me VAR, pasi luhen në një ditë dhe në një orar.

FFK e ka njoftuar diçka të tillë si më poshtë: “Federata e Futbollit e Kosovës dhe Federata Shqiptare e Futbollit vazhdojnë bashkëpunimin e tyre të ngushtë dhe përkrahjen për njëra-tjetrën. Që nga kjo javë ndeshjet në BKT Superligë do të zhvillohen në të njëjtën kohë, ashtu siç e parasheh Rregullorja e Garave dhe që të gjitha ato do të mbulohen me sistemin VAR, ndonëse FFK ka vetëm tri dhoma mobile të VAR-it.

Kjo do të mundësohet duke iu falënderuar bashkëpunimit me FSHF-në, e cila do t’i dërgojë në Kosovë dy kombit e saj të VAR-it dhe ekipet teknike. Po ashtu, nga java e ardhshme edhe kombit e VAR-it të FFK-së me ekipet teknike do të jenë të pranishme në Shqipëri për tri xhiro për të njëjtën arsye.

Ky bashkëpunim ua mundëson dy federatave mbulimin e ndeshjeve me VAR, ashtu siç e kërkojnë rregulloret e garave dhe njëherësh ulë koston e shpenzimeve, ngase asnjëra prej federatave nuk është e detyruar të bëjë investime tjera shtesë në blerjen e kësaj teknologjie shumë të shtrenjtë”. / oversport.tv

You may also like