Basha president? Flet Elisa Spiropali: Nuk ka shans, thashetheme që i përhap ky B-ja tjetër Berisha

by admin
Spread the love

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, ka komentuar rreth emrave të përfolur për zgjedhjen e presidentit të ri, e ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”,  është pyetur nëse e sheh ish-kryetarin e PD Lulzim Basha si kandidat për president të ardhshëm, Spiropali tha se është e pamundur, pasi sipas saj, nuk ka asnjë shans dhe se Basha i ka humbur të gjitha mundësitë.

“Zotit Basha i janë dhënë të gjitha shanset që mund t’i jepen një njëriu në politikë, më shumë i janë dhënë sesa i ka marrë. I janë humbur të gjitha rastet”, tha Spiropali.

Spiropali: “Asnjë shans”.

Pyetje: Ka një mundësi?

Spiropali: “Jo. Me atë pamje ka vazhduar të bëjë përpara por e pamundur. I ka humbur të gjitha shanset, nuk ka më shans të ri, për president jo e jo. Këto thashethemet për Bashën i hap ky tjetri, ky B-ja tjetër (ish-kryeministri Sali Berisha)”, shprehet Spiropali.

You may also like