“Basha po përpiqet të kapë trenin, por është vonë”, Hoxha nxjerr prapaskenat nga selia blu

by admin
Spread the love

Menjëherë pas deklaratës së tij, reagoi dhe ish-kryeministri Sali Berisha, ku në një konferencë për shtyp tha se përpjekjet për të ndaluar këtë vullkanin e Foltores janë sa qesharake aq edhe të turpshme.

Në lidhje me këtë analisti Artan Hoxha në një intervistë për Ora, u shpreh se njëri nga palët do të dalë fitues dhe kjo varet kush ka në krah shumicën dërmuese të demokratëve.

“Reagimi i Berishës ishte i pritshëm në raport  kundër reagimin e Bashës. Njëra prej tyre do të fitojë. Ajo që do fitojë është ajo që ka shumicën dërmuese të demokratëve. Por nuk mohohet mundësia e gjetjes së një kompromisi në ditët e në vijim. Nëse nuk do të ketë një kompromise do te kemi dy aktivitete, më 11 dhjetor dhe më 18 dhjetor.”-shprehet Hoxha.

Hoxha thotë se lëvizja e Bashës ishte e vonuar, pasi sipas tij kryedemokrati duhet t’i drejtohej anëtarësisë që pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD.

“Ne do shohim se kush gëzon shumicën dërmuese të anëtarëve të partisë. Basha nga inaktiviteti kaloi në veprim. Kjo është gjë e mirë sepse lëvizi dhe kampi i tij, por lëvizja e Bashës ishte e vonuar dhe minimaliste në raport me kërkesën e kohën. Unë kam sugjeruar që Basha që në shtator kur mori vendimin për Berishën duhej t’i drejtohej të gjithë anëtarësisë së PD për t’i kërkuar votëbesimin si lider i asaj partie. Kishte shpresë se Berisha nuk do të mblidhte votën.  Berisha vërtetoi se arriti të mbledhë dhe të marrë mbështetjen me firmë të treçerekut të anëtarëve të Kuvendit. Ndaj dhe lëvizja e Bashës është pasojë e rezultatit të Berishës, që mblodhi 4200 firma. Firmat janë të vërteta. Basha mbeti prapa kohe, po përpiqet që të kap trenin por është vonë.”-tha ai.

You may also like