Basha nxjerr “zbuluar” planin e fshehtë të Sali Berishës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i PD Lulzim Basha ngriti me kryetaret e degëve të PD shqetësimin për qëndrimet antistatutore të Sali Berishes.

Basha është shprehur se Kryesia e PD-së votoi për mbledhjen e Kuvendit legjitim në 18 dhjetor, por sërish Berisha nuk e njeh, teksa ngre pyetjen se çfarë kërkon më shumë ish-kryeministri.

Sipas tij, Berisha ka për qëllim që të përdorë Partinë Demokratike si mburojë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kjo histori e përdorimit te demokratëve si mburojë e interesave personale të kujdo merr fund njëherë e përgjithmonë. Kryesia e Partisë Demokratike votoi për mbledhjen e Kuvendit legjitim. Sali Berisha thotë se prap nuk e njeh.

Ku qëndron morali i statutit që me forcë ngre Sali Berisha? Çfarë po kërkon ai? Sali Berisha nuk e ka hallin te statuti. Ai nuk njeh asnjë strukturë të Partisë, sepse qëllimi i tij është që partia të shndërrohet në një mburojë të tij përballë Shteteve të Bashkuara”, ka thënë Basha.

You may also like