Basha: Këtu nuk ndodhemi prej gabimeve, por për shkak të vendimit të 9 shtatorit, kur Berisha u shpall non-grata

by admin
Spread the love

Kreu i Partisë Demokratike Luzlim Basha thotë se situata ku ndodhet sot PD-ja nuk ka ardhur si pasojë e gabimeve të brendshme, por për shkak të vendimit të 9 shtatorit, kur Berisha u shpall non-grata nga SHBA dhe u përjashtua nga partia.

Basha tha gjatë mbledhjes me kryetarët e degëve të PD-së se është në dispozicion për të gjetur një zgjidhje që do të bashkojë partinë.

Ai tha se situata sot është “eksplozive” dhe se me një person “non-grata”, Partia Demokratike nuk ka shanse.

Pjesë nga fjala e Bashës:

“Kam përsëritur para deputetëve atë që u kam thënë ju në takimin e fundit: Jam në dispozicion të zgjidhjes. Zgjidhja është një proces që duhet ta ndërtojmë. Këtu nuk ndodhemi prej gabimeve por për shkak të vendimit të 9 shtatorit. Grupi i qëndroi vendimit të 9 shtatorit. E kuptojmë se nuk kemi shans me një “non-grata”. Ajo që na vlen sot është një diskutim me përgjegjësi i Kolegjit të Kryetarëve pasi ky Kolegj mban peshën më të madhe. Sfida është si ti bëjmë bashkë këto 3 pjesë. 9 shtatorin nuk e zhbëjnë dot nëse nuk duam të zhbëjnë Partinë Demokratike.  Duhet të tregojmë mençuri të bashkojmë PD, që të arrijmë sukses elektoral. Situata është eksplozive dhe detyra jonë është të jemi një orë e më parë në shërbim të njerëzve. Unë në shërbim të zgjdhjes kam vënë në dispozicion gjithçka“, u shpreh ai.

You may also like