‘Basha e ka mbyllur karrierën si politikan’, Goci: Jo amerikanët ta mbështesin, por dhe ndonjë superfuqi aliene, nuk bëhet më

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pedagogu Ervin Goci ishte i ftuar në studion e gazetares Kostana Morava, teksa tha se Basha e ka mbyllur karrierën si politikan, pavarësisht se mund të ketë mbështetjen e amerikanëve.

“Ky njeri e ka mbyllur karrierën, jo amerikanët ta mbështesin, por dhe ndonjë superfuqi aliene, nuk bëhet më. Amerikanët të mbështesin kur ti ke një forcë, amerikanët nuk mbështesin birila që i fut një të shtyrë dhe bie. Ky njeri ditë pas dite humbet legjitimitet, bën absurditet, ka krijuar paradokse të paimagjinueshme brenda partisë së vet dhe mendoj se nuk e ka të gjatë qëndrimin.”-shprehet Goci.

Goci shtoi se nëse mohon zgjedhjet, nuk ka dhunë më të madhe se sa të të heqësh të drejtën për zgjedhje. Sipas tij, kjo është njësoj si të jesh në diktaturë.

You may also like