Basha-Berishës: I thashë t’i thërriste mendjes, por kaloi vijën e kuqe

by admin
Spread the love

Teksa Berisha po zhvillon takim me demokratët në Shkodër, paralelisht me të Lulzim Basha, po takon demokratët në Fier, ku gjatë fjalës së tij, Basha tha se i ka bërë thirrje ish-kryeministrit, Sali Berisha që ‘t’i thërriste mendve të kokës’ dhe të mos vendoste interesat e tij personale përpara interesave të demokratëve, por sipas tij, Berisha nuk dëgjoi dhe kaloi vijën e kuqe më 8 janar.

“Ti thërriste mendve të kokës dhe të mos vendoste interesat e veta mbi interesat e demokratëve. Më 8 janar në kundërshtim me thirrjet tona u kalua një vijë e kuqe që na ndan dhe që duhet të na ndajë një herë e përgjithmonë. Me dhunë as nuk mund të shantazhohen, as zaptohen dhe as detyrohen demokratët apo institucionet e demokratëve”, tha Basha.

You may also like