Barthez: Portierët tani luajnë të gjithë njësoj, Donnaruma do të bëhet më i miri

by admin
Spread the love

Fabien Barthez, ish-portieri i Francës, foli për L’Equipe për rolin e portierit të sotëm, duke mbrojtur gjithashtu Gigio Donnarumma-n, i cili po kalon një periudhë jo shumë të mirë.

“Kur shoh një portier duke bërë një gabim, më vjen keq për të. Dhe mendoj se futbolli po shkon në drejtimin e gabuar. Gjatë pesë deri në gjashtë vitet e fundit, kjo lojë ka ndryshuar shumë taktikisht dhe ka pasur një ndikim të madh në pozicionin e portierit.

Tanimë portierët janë identikë, të gjithë luajnë njësoj, reagojnë në të njëjtën mënyrë, është bërë një rol krejtësisht identik kudo. Sot, një portier duhet të jetë i gjatë 1.92, të zërë hapësirë ​​në portë dhe të jetë i mirë me këmbët.

Ka shumë portierë që luajnë në mënyrë pasive, duke pritur që topin. Dhe pastaj është ky obsesion për të luajtur me këmbë dhe pasime të shkurtra. Mirë, ka rëndësi, por një portier nuk është numri 10 i ekipit.

Portieri nuk është playmaker. Unë mendoj se portierët kanë humbur totalisht kreativitetin e tyre sot”.

DONNARUMMA- “Më pëlqen. Unë e kam ndjekur për disa kohë dhe mendoj se ai tashmë është në 3 portierët më të mirë në botë dhe së shpejti do të jetë numri një në përgjithësi. Gabim me Realin? Mendoj se ishte faji i Benzemas dhe jo i tij. /oversport.tv

Foto: PSG – Paris Saint-Germain, Facebook

You may also like